Dikush po thotë se Qeveria ka gënjye, se nuk ka notë proteste nga Mali i Zi!

“Kjo asht nji gënjeshtër e Qeverisë së Kosovës. Derisa nuk bahet publike s’ka notë proteste”, thotë Sami Kurteshi, ish-avokati i Popullit dhe anëtari i Vetëvendosjes.

Në Info Magazine të Klan Kosovës asht diskutue për vendosjen e flamurit shqiptar dhe tabelën “Mirë se vini” nga Lëvizja Vetëvendosje në pikën kufitare me Malin e Zi, dhe heqjen e tyne nga autoritetet e këtij shteti.

Kurteshi asht shprehë se “nuk ka Notë Proteste nga Mali i Zi”.

“Po e hedh hipotezën dhe dyshimin se nuk kemi notë proteste nga Mali i Zi. Mali i Zi ka dërgue notë proteste për diçka që nuk asht egzistente. Qeveria e Kosovës nuk e ka publikue dokumentin dhe nuk e dimë se për çka saktë janë ankue”.