Dinari serb ende përdoret në Kosovë!

Lejimi që shkelet Kushtetuta e Republikës së Kosovës nga Banka Qendrore e Kosovës, e cila duhet me qenë rregullator i ekonomisë së vendit, doket me qenë normale për guvernatorin Bedri Hamza.

Qytetarët nëpër komuna me shumicë serbe në Kosovë vazhdojnë me shfrytëzue valutën serbe “Dinari” për këmbime në mallna dhe shërbime të ndryshme. Kjo dukuni asht e ndalueme me ligjet dhe rregulloret e Kosovës, për faktin se vendi ynë, valutë zyrtare ka “Euron”.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, (BQK), Bedri Hamza, ka pranue se në zonat e banueme me serbë përdoret valuta serbe. Banka Qendrore madje e ka licencue nji bankë të Republikës së Serbisë, e cila funksionon me dinarë.

“I marrim dinarë e blejmë me dinarë. Dinarin e marrim nga Serbia. Pagën e marrë nga Serbia”, thotë nji qytetar i minoritetit serb nga Graqanica që asht veç 5 kilometra nga kryeqendra e Republikës së Kosovës, Prishtina.

Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kapitulli I, neni 11 thuhet:

Në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret nji valutë e vetme.Në çdo dokument apo raport precizohet qartë që valuta e vetme në Kosovë asht euro. Në faqen zyrtare të BQK’s, asht e qartësueme se cilat monedha munden me u përdorë dhe si e vetme mbetet euro.

Linku ku thuhet që në Kosove përdoret euro ( http://bqk-kos.org/index.php?id=27)