Diplomati estonez: Kosova duhet me qenë pjesë e Europës

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxha ka prit në takim homologun e tij nga Estonia Sven Mikser, me të cilin ka mbajt edhe nji konferencë për media.
Hoxhaj mbas takimit asht shpreh i bindun se tash kur Estonia ka me kryesue Këshillin Europian, ka me ndihmue atë në rrugën europiane.

Ai gjithashtu asht shpreh mirënjohës që shteti i Estonisë ishte ndër shtetet e para që ka njoft shtetësinë e Kosovës mbas shpalljes së pamvarësisë.

Ministri Sven Mikser, ka thanë se Estonia ka me vazhdue me mbështetë Kosovën në krejt sferat.

Ai tha se Kosova duhet me qenë pjesë e familjes europiane.