Diplomati gjerman e ‘godet’ fort politikën shqiptare!

diplomatigerman

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Frank- Walter Steinmeier duket se e sheh të veshtirë që palët kundërshtare politike në Shqipni me gjetë gjuhën e perbashkët për me miratue reformën në drejtësi në muejin Qershor, si asht kërkue njizani nga nderkombëtarët.

Gjatë nji konference për mediat me homologun shqiptar Ditmir Bushati, Steinmeier tha se shpresa e fundit për reformën e konsiderueme kyçe për integrimin e vendit tonë në BE, asht vjeshta.

“Muejt në vijim janë të randësishëm për negociatat. Deri në raportin e vjeshtës dritare mundësish”, tha ai.

Tue ju drejtue me nji apel Partisë Demokratike Shqiptare, ministri gjerman tha se opozitë nuk bahet vetëm tue refuzue, por ndonjiherë edhe duhet lëshue “pe”.

“Në opozitë nuk fitohet vetëm tue bllokue. Ka situata që nji qeveria merr reforma për avancimin e vendit, ndërsa për nji opozitë nuk duhet mendue për avantazhet afatshkurta. Unë i kam përjetue të dyja këto situata”, tha Steinmeier.

 

maierbushati