Diplomati gjerman flet për shpërbamjen e Bashkimit Europian!

Ekziston kercënim real nga shpërbamja e Bashkimit Europian, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank-Walter Steinmeier.

“Kriza financiare, vala e refugjatëve në Europë dhe shoku nga referendumi britanik kanë shkaktue tronditje serioze në Bashkimin Europian”, thotë Steinmeier, i cituem nga DPA.

“Ngjarjet nga vitet e fundit, në të cilat gjithnji e ma shumë vende në BE e vendosin në pikëpyetje politikën e Brukselit, treguen se realitetet politike, të cilat shumë vetë i kanë konsiderue si të aprovueme, tash janë nën dyshim”, vazhdon diplomati gjerman. Nga këto druejte kanë me përfitue populistët e djathtë, të cilët tregojnë me gisht në mossukseset e BE’s”, shtoi ai.

“Madje edhe ithtarët e përbetuem të Europës janë koshientë se duhet nga fillimi të binden njerëzit”, thotë ministri gjerman i Punëve të Jashtme.