Diplomati gjerman, qe çka thotë për Europën!

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ju asht drejtue gazetarëve mbasi mirëpriti lajmin për takimin paralajmërues në Berlin, të gjashtë ministrave të jashtëm të vendeve themeluese të BE’s, tue thanë se nuk duhet me lejue askënd që të na e marrë Europën, shkruen AFP.

Steinmeier tha të Shtunën se BE ka me përballue tronditjen e votës britanike.

“Unë jam i bindun se këto vende do të jenë në gjendje për me përçue mesazhin se na nuk do të lejojmë që dikush të na e marrë Europën,” tha ai.