Diplomati grek, takim me Ramen n’kryeministri

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kocias, ka nisë nji takim me kryeministrin Edi Rama.

Kocias e ka çelë axhendën e ditës së dytë të vizitës në Shqipni me nji takim në zyrën e kryeministrit, ndërsa më pas, n’orën 10:00 pritet me marrë pjesë në nji aktivitet universitar.

Në mesditë, Kocias do të pritet nga kreu i PD’s, Lulzim Basha.

Nji ditë ma parë, kreu i diplomacisë greke ka takue ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe kreun e shtetit shqiptar Bujar Nishani.