Diplomati holandez kallxon qysh Kosova ecë perpara!

Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretnisë së Holandës, Bert Koenders, ka urue zavendëskryeministrin e parë, Hajredin Kuçi, për emnimin në këtë pozitë.

Në telegramin e urimit thuhet se Kosova asht tue ba përparim të qendrueshëm në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

“Hymja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian me 1 Prill të këtij viti ishte nji moment i randësishëm në këtë drejtim. Në të njajtën kohë, zbatimi i marrëveshjes sapo ka fillue dhe ajo do të kërkojë angazhim dhe kambëngulje nga ana e Qeverisë dhe popullit të Kosovës. Në mënyrë që të bahet përparim, nji sërë sfidash politike të mbrendshme dhe rajonale duhet me u adresue”, thuhet në letër.

Koenders thotë se e mirëpret bashkëpunimin konstruktiv dhe efektiv në mes të dy qeverive.

“Holanda mbetet e angazhueme për me ndihmue vendin tuej në sigurimin e t’ardhmes si anëtare e familjes europiane dhe bashkësisë ndërkombëtare. Jam gjithashtu i bindun se do të jemi në gjendje me zhvillue ma tej marrëdhaniet e shkëlqyeme dhe konstruktive ndërmjet qeverive tona për të mirën e qytetarëve të dyja vendeve tona”, ka shkrue ministri Koenders.