Diplomati kosovar ka lajme të mira, qe kur vijnë njohjet!

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vazhdue me agjendën intensive të lobimit gjatë Samitit të Frankofonisë, tue takue përfaqësuesit e mbi 20 vendeve që nuk e kanë njoft Kosovën.

Në takimet me ministrat e jashtëm dhe udhëheqësit e delegacioneve të Cameroon, Lejeune Mbella, të Laos, Sangsomsak Bounkeut, të Vanuatus,  Jean Pierre Nirua, ministrin e jashtëm armen, Eduard Nalbandian, Hoxhaj ka ngrit nevojën e njohjes së Kosovës.

Ai ka thanë se njohja ndërkombëtare e Kosovës asht e veshtirë por pret lajme pozitive në javët në vazhdim.

“Gjatë këtyne dy ditëve të Samitit të Frankofonisë kam takue rreth 20 vende jo njohëse dhe nga ministrat e tyne kam marrë zotim se këto shtete kanë me njoftë pamvarësinë e Kosovës. Natyrisht që njohja ndërkombëtare asht nji proces i veshtirë, i cili kalon në faza të ndryshme, dhe që ka ngritjet dhe raniet e veta. Por jam shumë i sigurt që gjatë javëve t’ardhshme ka me pasë lajme pozitive për Republikën e Kosovës”, ka thanë Hoxha.

Simbas tij, qellimi jonë asht që jo në pafundësi të kemi nji betejë nderkombëtare për njohjen e Kosovës por me arritë që 2/3 e shteteve anëtare të OKB’s me njoftë Kosovën në mënyrë që kur Kosova me aplikue për anëtarësim në ndonji organizatë nderkombëtare të ketë numër të mjaftueshëm të votave” ka thanë Hoxhaj.

Shefi i diplomacisë kosovare po ashtu ka takue edhe ministrat e Jashtëm të Luksemburgut, Jean Asselborn, atë të Togos, Robert Dussey dhe përfaqësuesin e delegacionit të Emirateve, Zaki Nusseibeh.

Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Frankofonisë, ku Kosova asht shtet anëtar vëzhgues që nga viti 2014, Hoxhaj ka takue edhe Sekretaren e Përgjithshme të kësaj organizate, dhe shumë ministra të Jashtëm dhe udhëheqës të delegacioneve që e kanë njoft Kosovën dhe ato mosnjohëse.