Diplomati turk , qe qysh e ‘godet’ NATO’n e BE’n!

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka kritikue partnerët e NATO’s se po refuzojnë me nda informacione dhe me i shitë pajisje shtetit të tij ndërsa Bashkimin Europian e ka akuzue se po e “turpnon” Turqinë.

N’intervistën të pubikueme sot në gazetën gjermane, Bild Cavusoglu thotë se “na duhet… të bashkëpunojmë me partnerët tjerë sa i përket blemjes dhe shitjes së sistemeve të armatimit.”

Ai ka nënvizue megjithatë se Turqia mbetët “nji nga përkrahësit ma të mëdhaj të NATO’s”, ndërsa ka thanë se spekulimet që Ankaraja mundet me la aleancën po qarkullojnë nga “qarqe anti turke, jo nga ne”.

Cavusoglu gjithashtu ka thanë se BE po e “turpnon” Turqinë tue mos ja dhanë liberalizimin e vizave Turqisë për rolin e saj në parandalimin e krizës së migrantëve.

Ai ka thanë se Turqia ka ba përpjekje të mëdha që me “permbushë kushtet e afrimit me BE’n” gjatë viteve të fundit, por ndërkohë ka pranue “vetëm kercënime, ofendime dhe bllokim total”.