Dirigjenti Kujtim Alija ndërpret koncertin në respekt të Ezanit

Me rastin e Ditës së Europës, në Shkodër, asht organizue nji koncert ku ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e BE-së, Vlahutin.

Gjatë kohës që po zhvillohej koncerti, ka fillue edhe thirrja e Ezanit, ndërsa dirigjenti Kujtim Alija e ka ndërpre menjiherë koncertin, për me respektue Ezanin, tue e vazhdue masandej.

Ky gjest i dirigjentit Alija, i ka tërhek vëmendjen edhe kryeminsitrit Rama, i cili e ka vlerësue këtë veprim tue thanë se, edhe pse rastësi, por edhe sikur të ishte e programueme, kjo tregon për vlerën që ka Shkodra në përcjelljen e harmonisë.