Disa qytete amerikane ‘ishin cak i sulmeve terroriste’

Zyrtarë federalë paralajmëruen autoritetet e New Yorkut për sulme të mundshme të organizatës terroriste “al-Qaeda” para ditës së zgjedhjeve, tue vnue në gjendje gadishmënie forcat lokale të sigurisë.

Departamenti i Policisë së New Yorkut dhe autoriteti portual i New Yerseyt thanë se kishin marrë informacione. Zyrtarë të forcave të rendit të qytetit të New Yorkut thanë se niveli i naltë i patrullimeve vazhdon në shumë zona të ndjeshme, por ata nuk pranuen që me dhanë detaje për paralajmërimin e marrë.

Simbas mediave amerikane, policia e New Yorkut tha se nuk kishin specifikime për kërcënimin dhe se situata po vlerësohet me kujdes.

Agjencia e lajmeve “Reuters”, bazue në burimet e saj mbrenda qeverisë amerikane ban me dije se, Shtetet e Bashkueme kishin të dhana për nji sulm të mundshëm të “al Qaeda”-s ditën e Hanë dhe për këtë lajmëroi forcat lokale, zonat e të cilave prekeshin nga informacioni i grumbulluem.

The rising sun lights One World Trade as it stands over the Manhattan borough of New York, U.S., November 2, 2016. REUTERS/Lucas Jackson