Dita Botnore e Dhurimit të Gjakut, a ka aktivitete sot!

14 Qershori shenon Ditën Botnore të Dhurimit të Gjakut, ku në shumë vende të botës organizohen aktivitete të ndryshme që nga viti 2004.

Aktivitetet për këtë ditë bahen me qëllim të rritjes së ndergjegjësimit për sigurimin e gjakut dhe për me shpreh falënderime për krejt ata që dhurojnë gjak për me shpëtue jetë.

Gjaku, përveçse nji përbamës i randësishëm i trupit tonë, asht edhe nji landë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij asht dhurimi nga njerëzit me vullnet të mirë në mënyrë të herëpashershme dhe pa pagesë.

Nevojat për gjak janë shumë të mëdha mbasi transfuzioni i gjakut apo përbamësve të tij, shërben shpesh për me i shpëtue jetën dikujt që pëson aksident apo ndërhymje kirurgjike.