‘Dita D’ n’Maqedoni për 1-vjetorin e Kumanovës!

protesta

Me rastin e përvjetorit të ngjarjes së Kumanovës dhe Ditës së Europës, Këshilli Opozitar, organizim ky i shqiptarëve në Maqedoni, sot do të mbajë marsh protestues në Shkup, i cili do të fillojë n’oren 17:30 nga parku i Çairit dhe do të vazhdojë deri te ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë.

Protesta e pagëzueme “Dita D”, apo me moton Drejtësi, Dinjitet dhe Demokraci, simbas organizatorëve, ka për qëllim me tregue se, sikur thonë, jo tanë shqiptarët janë të nënshtruem dhe të përulun para shefave të VMRO-DPMNE’s.

2-protesta

Këshilli Opozitar ka porosit se protesta e sotme do të jetë shqiptare, me flamur kombëtar dhe nuk do të bashkohet me protesta tjera në Shkup.

Këshillin Opozitar, që përbahet nga veprimtarë dhe intelektualë të pamvarun, e kanë përkrah nji numër i partive opozitare shqiptare, si dhe organizata joqeveritare.