Dita e dytë e fushatës: Mësoni agjendën e partive politike për sot

Sot vazhdon dita e dytë e fushatës parazgjedhore, ku subjektet politike kanë me i prezentue programet nëpër komuna, kandidatët për kryetarë dhe ata për asambletë komunale.

Fushata ka me zgjatë nji muej. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikue 91 subjekte politike, prej tyne 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pamvarun për kryetarë komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Zgjedhjet lokale mbahen më 22 Tetor.

Kjo asht agjenda e subjekteve kryesore për ditën e sotme:

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, vizitojnë bizneset në rrugën “Agim Ramadani”. (Mbrapa Teatrit Kombëtar, ora 10:30)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi shpalos agjendën e fushatës zgjedhore. (Hotel “Sirius”, ora 12:00)

Kandidatja e PDK-së për kryetar të Pejës, Sabiha Shala paraqet projektin e planit zhvillimor urbanisitk. (Sheshi “Haxhi Zeka”, ora 13:00)

LDK hap fushatën zgjedhore në Gjilan. (Salla e teatrit të qytetit, ora 15:00)

PDK hap fushatën zgjedhore në Prizren. (Sheshi i Lidhjes së Prizren, ora 17:00)

Forumi i Gruas i LDK-së organizon tubim ku do të bëhet shpalosja e politikave për gruan. (Hotel “Emerald”, ora 17:00)

Vetëvendosje bën prezantimin e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës. (Amfiteatri i American School of Kosova ASK, ora 18:00)

Nisma e hap fushatën zgjedhore në Prizren. (Shtëpia e Kulturës “Xhemali Berisha”, ora 18:00)

Nisma e hap fushatën zgjedhore në Gjakovë. (Hotel “Pashtriku”, ora 19:00)

Shperndaje në: