Dita e femive, festohet edhe n’vend!

1 Qershori asht dita nderkombëtarë e femijëve.

Femijët e krejt moshave kerkojnë që sot të jenë të lumtun dhe ta festojnë këtë ditë me prindë.

Kjo ditë asht kthye jo vetëm në nji ditë festive, por edhe në nji ditë sensibilizimi, për me i thanë jo dhunës dhe abuzimit ndaj femijëve.

Asht dita kur vetë femijët ngrenë zanin për të drejtat e tyne, por në ndryshim nga të rritunit, protesta e tyne bahet me lojna festive.

Dita e femijëve u vendos me datën 1 Qershor, sepse në këtë datë asht mbajt Konferenca Botnore e Mirëqenies së Femijëve në Gjenevë, me 1925.

Dita Ndërkombëtare e Femijëve, festohet në Shqipni, Kosovë dhe mbanë botën dhe kjo ditë u kushtohet femijëve me aktivitete të larmishme.