Dita e Flamurit – Sot ka festë edhe Kosova

Në Kosovë kanë nisë festimet për 28 Nandorin – Ditën e Pamvarësisë së Shqipnisë dhe të Flamurit kombëtar shqiptar, e cila asht ditë pushimi me vendim të veçantë të Qeverisë.

Kryeqyteti Prishtina dhe qytetet tjera tradicionalisht në 17 vjetet e lirisë e 8 vitet e pamvarësisë së Kosovës mbushen plot me flamuj kuq e zi dhe njerëz në festën e madhe në sheshe edhe me koncerte.

Në qytetin ma të madh lindor, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajt të Premten mbasdite nji seancë solemne për nder të 28 Nandorit – Ditës së Flamurit, ku ka marrë pjesë edhe Mimi Kodheli, Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipnisë, e shoqnueme nga ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Qyteti i Pejës, ma i madhi perëndimor, asht i pari në Kosovë që hapi festimet e 104- vjetorit të Pamvaresisë së Shqipnisë. Komuna e Pejës në bashkëpunim me Ambasaden e Shqipnisë në Kosovë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” kanë organizue aktivitetet “Java e Nandorit” për nder të 28 Nandorit – Ditës së Flamurit.

Në qytetin ma të madh verior të Kosovës, Mitrovicë, Ambasada e Shqipnisë në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës organizuen veprimtari në kuadrin e 104- vjetorit të Pamvarësisë së Shqipnisë.

Në aktivitetet festive mori pjesë edhe ambasadori shqiptar Minxhozi, i cili vizitoi edhe Kullën e heroit kombëtar, Isa Boletini.

Me këtë rast u theksue se, Mitrovica gjithmonë ka qenë e njohun për Þurra të shquem që kanë ba shumë për kombin.