Dita e fundit për dorëzimin e listave për kandidatët

Sot asht dita e fundit e subjekteve politike për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale, të cilat mbahen me 22 Tetor.

Përveç emnave të kandidatëve për kryetarë të komunave, kanë me u dorëzue edhe emnat e asamblistëve komunalë deri të Martën në orën 24:00.

Kurse, deri dje ishin 17 subjekte politike që kanë aplikue për m’u certifikue në KQZ.