Dita e katërt e fushatës: Mësoni agjendën e partive politike për sot

Zgjedhjet

Sot vazhdon dita e katërt fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale, të cilat mbahen me 22 Tetor.

Na po jau sjellim agjendën e parapame për sot:

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, shpalos programin për sportin. (Fusha e sportit “Princ”, prapa Komandës së KFOR-it, ora 11:00)

Nisma për Kosovën mban konventën elektorale, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 12:00)

AAK mban takim zgjedhor në Kamenicë. (Ora 13:30) Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti prezanton programi qeverisës. (Sheshin 21, ora 14:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri shpalos programin qeverisës. (Sheshi “Adem Jashari”, në Vushtrri, ora 17:00)

Partia Demokratike e Unitetit mban konferencë lidhur me gjendejn aktuale në vend, zgjedhjet lokale si dhe prezantimin e Kryetarit të Forumit Rinor të PDU-së. (Hotel Grand, ora 16:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, te parku i qytetit në Rahovec, do të ketë tubim elektoral me vreshtarë dhe verëtarë. (Lokali “Noven”, ora 16:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të ketë tubim elektoral me qytetarë të Komunës së Rahovecit. (Salla e Kulturës, ora 19:30)

Shperndaje në: