Dita e Paqes – shenon edhe 61-vjetorin e Kambanës së Paqes!

Sot më 21 Shtator, shenohet Dita Ndërkombëtare e Paqes, e cila asht themelue nga Kombet e Bashkueme.

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkueme (OKB) e ka shpall këtë datë si dedikim për forcimin e idealeve të paqes, mes vendeve dhe popujve të botës.

Tema e sivjetme e perkujtimit asht “Partneritet për Paqe- Dinjitet për të gjithë” që ka për qëllim me rritë vetëdijen tek të gjitha segmentet e shoqnisë, për me bashkëpunue për zgjanimin e paqes në botë.

“U baj thirrje të gjitha palëve që t’i ulin armët e tyne dhe të ketë armëpushim në nivel global. Atyne u them ndalni vrasjet dhe shkatërrimet. Krijoni hapësinë për paqe,” asht shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB’s,  Ban Ki-moon.

Dita Ndërkombëtare e Paqes çdoherë asht nji ngjarje e posaçme dhe këtë herë shenon 61-vjetorin e Kambanës së Paqes, e cila çdo vit bje në këtë ditë.

Në vitin 1954, femijë nga 60 shtetet i dhuruen OKB’s, monedha, të cilat shërbyen për me farkue kambanën, e cila bje çdo vit, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Paqes.