Dita e Presidetit, Mustafa kujton Presidentin Ibrahim Rugova

Kryeministri Isa Mustafa, tu’ e kujtue Ditën e Presidentit të Republikës së Kosovës, ai kujtoi 24 Majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para presidenciale, në të cilat qytetarët e Kosovës zgjodhën për herë të parë Presidentin e Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.

Mustafa përmes nji statusi në Facebook, shkruejti se Rugova ishte simbol i unitetit dhe vendosmënisë së paepun të popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë, pamvarësisë dhe demokracisë.

Kryeministri me ketë rast uroi edhe Presidentet tjere, bashke me Hashim Thaçin.

Postimi i plotë i Mustafës:


Të dashur miq,
Sot është Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Kjo datë na përkujton 24 majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para presidenciale, në të cilat qytetarët e Kosovës zgjodhën për herë të parë Presidentin e Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
24 maji është një prej datave që na përkujton arkitektin e shtetit të Kosovës, i cili me vizionin dhe veprën e tij kolosale vuri themelet e shtetësisë së Kosovës.
Ibrahim Rugova ishte simbol i unitetit dhe vendosmërisë së paepur të popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.
Vepra e Presidentit Historik Rugova vazhdon të jetë edhe sot frymëzim në avancimin e rrugës euroatlantike, në thellimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së, si dhe në progresin e gjithmbarshëm të shtetit.
Me këtë rast, ua uroj këtë ditë edhe presidentëve që pasuan Presidentin Rugova, Sejdiun, Pacollin, Jahjagën dhe presidentin aktual, Hashim Thaçi.
Nder dhe lavdi të përjetshme Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. IM