Dita e Rektorit. 5 kandidatë n’garë!

Mbas dorëheqjes së Rektorit Ramadan Zejnullahu nga posti i Rektorit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të UP’s i cili pritet ta zgjedh Rektorin e ri të këtij universiteti.

Në garë për këtë post janë pesë kandidatë.

Ende nuk dihet ora e saktë kur do të filloj mbledhja e Këshillit Drejtues të UP’s por deri tash dihet se për këtë post janë pesë kandidatë: Isuf Musliu, Lul Raka, Sali Bashota, Naser Sahiti dhe Anton Berishaj.

Rektori i ri i cili pritet të zgjidhet sot, ndërsa punën zyrtarisht e fillon më datën 15 Mars të këtij viti.

Simbas statutit të Universitetit të Prishtinës, emërimi i Rektorit bahet për nji periudhë prej katër vitesh, me mundësi të rizgjedhjes edhe për nji mandat.

Neni 25, i statusit të Universitetit të Prishtinës, thotë se Rektorin e zgjedh Këshilli drejtues, i perbamë nga 9 anëtarë, të cilët propozohen nga komisioni profesional, i cili ka obligim të propozojë 5 kandidatë për Rektor.
Simbas web faqes zyrtare të UP’s, anëtarët e Këshilli Drejtues janë: Ismet Salihu, Beqir Sadikaj, Isa Qosja, Zeqir Veselaj, Fevzi Berisha, Kemajl Bislimi, Alberta Troni, Sigurd Hollinger.

Simbas statutit të UP’s, secili prej anëtarëve kanë të drejtë vote.