Dita e Tokës shenohet me aktivitete n’vend

ditatoka

Sot shenohet Dita Ndërkombëtare e Tokës.
22 Prilli konsiderohet si ditë që meton vetëdijesimin e njerëzve lidhun me degradimin e vazhdueshëm të planetit tonë, përfshi braktisjen dhe keqpërdorimin, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuem nga shpyllëzimet masive.

Edhe në Kosovë për të shenue këtë ditë janë paralajmëru disa aktivitete.

Nji aktivitet i tillë asht parapa edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Themeluesi i Ditës nderkombëtare të Tokës asht senatori amerikan Gaylord Nelson, i cili me qellimin që problemet e kësaj natyre të hynin në vëmendjen e politikanëve, në vitin 1962 propozoi për kremtimin e Ditës së Tokës propozim i cili ma vonë mori edhe aprovimin e presidentit të SHBA’ve.

Pikërisht me këtë datë shumë qytetarë, femi, të rijë e të moshuem kudo në botë ndajnë pak kohë për të mbjellë nji pemë, pastrue nji territor publik, përurue nji lulishte apo për të marrë pjesë në evente që synojnë të rrisin ndergjegjësimin qytetar ndaj çashtjeve mjedisore.