Dita ma e shënueme e Haxhit, myslimanët në malin Arafat

Pelegrinët myslimanë janë ngjit ne malin Arafat pranë Mekës këtë të Dielle, për me shënue ditën ma të randësishme të Haxhit.

Edhe pse flasin gjuhë të ndryshme, burra, gra e fëmi nga çdo cep i globit janë krejt të bashkuem në lutje, ku nuk kanë mungue edhe përlotjet.

Ditën që shenon kulmin e pelegrinazhit të përvitshëm, besimtarët myslimanë e shenojnë me lutje nga Kurani, aty ku besohet se Profeti Muhamed mbajti fjalën e tij të fundit, të njohun si “Hutbeja e lamtumirës”.

Me lëvizjet e tyne, pelegrinët ndjekin gjurmët e profetit, i cili ka krye të njajtat veprime gati 1.400 vite më parë.

Mbas Mekës, ata do të vendosen në qytetin e tendave të bardha, Mina, skena e fatkeqësisë së vitit të kaluem, kur mbi 2.200 besimtarë, shumica e të cilëve iranianë, u shkelën për vdekje.

Këtë vit janë marrë masa që në Mina të ketë ma shumë hapësinë, ndërsa rrugët për në urën Jamarat, ku kryhet riti i goditjes së të keqes, janë zgjanue.