Dita ndërkombëtare kundër varfnisë -ndahen çmimet në gazetari

Simbas Kombeve të Bashkueme, 17 Tetori i çdo viti shenon Ditën ndërkombëtare për zhdukjen e varfnisë.

Që prej vitit 1993, ndërgjegjëson njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfnisë në mbanë botën dhe veçanërisht në vendet në zhvillim.

Organizata të ndryshme joqeveritare dhe komunitetet e bamirësisë mbështesin këtë ditë, tue u ba thirrje drejtuesve dhe qeveritarëve që në agjendën e tyne lufta kundër varfnisë të ketë prioritet.

 Me 17 Tetor të vitit 1987, ma shumë se 100 mijë persona u mblodhën në Paris për me nderue viktimat e varfnisë ekstreme, të dhunës dhe urisë.
Që prej atij momenti individë dhe organizatat në mbanë botën e shikonin 17 Tetorin si nji ditë ku mund të rikujtonin përkushtimin e tyne për me i dhanë fund varfnisë.

Edhe pse 17 Tetori u njoh si ditë zyrtare në vitin 1993, në shumë vende të tjera rreth botës kjo ditë përkujtohet që nga viti 1987.

Për nder të kësaj dite sot në Prishtinë Ekipi i Kombeve të Bashkueme së bashku me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës ka me nda çmimet për varfninë në disa kategori të gazetarisë.