Ditët e Diasporës nisin me ‘Nji lule për Jasharët’

Aktiviteti tradicional “Ditët e Diasporës” ka me fillue sot në fshatin Prekaz të Drenicës, në vendlindjen e komandantit legjendar të UÇK’s Adem Jashari.
Organizatorja e këtij manifestimi, Ministria e Diasporës nepërmjet nji njoftimi për media ka ba të ditun se manifestimi ka me fillue me aktivitetin e quejtun “Nji lule për Jasharët”, ku do të bëhen homazhe në varrezat e familjes Jashari.
Po në Prekaz mbas homazheve do të mbahet nji koncert me orkestrën “Spartiti për Scutari” arbëresh nga Italia, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova.

Aktiviteti “Ditët e Diasporës” ka me vazhdue edhe të Martën ku në Muzeun Etnologjik të Kosovës “Emin Gjiku” ndahen çmimet “Mërgimtari i Vitit” dhe “Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin ma të mirë për diasporën”.
Simbas njoftimit të Ministrisë së Diasporës të pranishëm në këtë aktivitet do të jenë personalitete të jetës politike, kulturore dhe sportive nga Kosova, Shqipnia dhe Diaspora, ndërsa ka me performue bendi i RTK’s, Bardh Jakova & Spartiti per Scutari dhe grupi nga Kroacia, “Zoria”.