Ditët e diktatorit koreanoverior janë të numërueme!

Regjimi i Kim Jong-un asht i denuem m’u shkatërrue mbasi gjithnji e ma shumë koreanoveriorë po i kthejnë krahët, deklaroi sot nji ish-diplomat i naltë koreanoverior që kaloi në Jug në Gusht.

Dezertori nga Koreja e Veriut, Thae Rinj Ho, zavendës ambasadori i Koresë së Veriut në Londër, thotë se “Kim Jong-un asht nji njeri që ban veprime që shkojnë përtej imagjinatës normale

“Jam i bindun se që ditët e Kim Jong-ut janë të numërueme”, theksoi ai.”

“Ai urdhnoi që axha dhe gjysë-vllau i tij m’u vra sepse i llogariste si kërcënime për jetën dhe pushtetin e tij. Kim e di se nëse regjimi rrxohet , ai do të shkojë poshtë me të. Kjo asht mënyra sesi udhëhiqet Koreja e Veriut. Terrori asht shoqnuesi i vazhdueshëm i diktatorit”.

Simbas raporteve të mediave “Xihunana News”, Kim ban nji jetë të qetë dhe luksoze në Phenian, me nji dietë të pasun ushqimesh të importueme, ndërkohë që miliona bashkatdhetarët e tij vdesin nga uria.