Djali i Ukshin Hotit dhe motra e Elvis Pistës kandidatë për deputetë nga kjo parti

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Rahovec ka propozue për deputetë djalin e Ukshin Hotit dhe motrën e Elvis Pistës.

Andin Hoti dhe Beatrisa Pista janë ndër të propozuemit për deputetë nga PDK’ja në Rahovec.

Ukshin Hoti ishte veprimtar i çashtjes kombëtare, i cili besohet se asht vra nga forcat serbe dhe trupi i tij nuk asht gjetë asnjiherë. Ndërkohë, Elvis Pista ishte anëtar i PDK’s në Rahovec, vrasja e të cilit nuk asht zbardhë asnjiherë.

Këto propozime i ka dërgue dega e PDK’s në Rahovec, ndërkohë që këto propozime që vijnë nga secila degë e partive, duhet të konsiderohen në nivelin qendror të partisë, para se të vendoset kush ka me ba pjesë në listën zgjedhore.