Djali i Ukshin Hotit ‘sulmon’ Vetëvendosjen (foto)

Djali i veprimtarit të zhdukun, Ukshin Hoti, Andini, ka reague ndaj veprimit të disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që kanë fshi grafitet në mure “Ku është Ukshin Hoti”, për m’i zavendësue me ato “Drejtësi për Astritin”.

Hoti, në reagimin e tij, thotë se VV’ja po përdorë tragjedinë e Familjes Dehari, në mënyrën ma të marrueme, për kauzën e saj politike.

“Qysh guxoni me shfrytëzue deri në këtë pikë tragjedinë e nji të riu (Astrit Dehari), apo thjesht jeni tue ‘luftue’ që me pengue sqarimin e plotë të saj”, ka shkrue Andin Hoti në facebook.

Ky asht reagimi i plotë i djalit të Ukshin Hotit:

KULMI I MARRËZISË!

Vetëvendosje fshin grafitet me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti”
Një tragjedi familjare të cilën “Vetëvendosja” po e keqpërdor në mënyrë të turpshme për kauzën e saj politike, ka shkelur edhe mbi kërkesën e qytetarëve të Prishtinës për fatin e babait tim, Ukshin Hotit.
Ju s’keni TURP!
S’ka shumë kohë kur deklaronit se ju e ndiqni platformën e Ukshin Hotit, ndërsa sot po ju pengon iniciativa e qytetarëve me mbishkrimin “Ku është Ukshin Hoti?”
Apo s’po mund ta përdorni edhe më tutje emrin e tij dhe tani vazhdoni me Astritin, një djalë fatkeq vdekjen e të cilit e keni kthyer në kauzë politike.
Si guxoni ta shfrytëzoni deri në këtë pikë tragjedinë e një të riu, apo thjesht jeni duke ‘luftuar’ që ta pengoni sqarimin e plotë të saj!
Jo pak herë më keni sulmuar në mënyrë indirekte për interesat Tuaja politike, por ato i kam kaluar si hesape të lojës politike. Mirëpo, kjo është e pafalshme!

15181278-10155497721618858-7254301105759872046-n_1480521963-2081878 15220044-10155497721393858-3787485281693243383-n_1480521961-3248295