Djaloshi nga Istogu gjen kuletën me plot pare, ia kthen pronarit

Blerim Shabanaj (1986), me vendbanim në fshatin Tomoc të komunës së Istogut ka kthye kuletën që kishte gjetun në rrugën “Fehmi Agani” që asht në pronësi të Arbetim Ukaj me shtetësi Kanadeze dhe të Kosovës.

Policia ka ba të ditun se në mbrendinë e kuletës, përpos dokumentacionit personal kishte pas edhe 1920 dollarë dhe 235 euro.

Policia ma vonë përmes telefonit kanë ftue pronarin, Arbetim Ukaj, dhe në prezencën e personit që kishte gjetë dhe sjellë kuletën me dokumentacion dhe pare, policia ia kthen të njajtën pronarit, i cili e ka falënderue qytetarin dhe Policinë.