Dje pinë kafe Edita Tahiri e Agim Bahtiri, sot kallet kafeteria në Veri

Nji zjarr i fuqishëm ka kaplue kafeterinë “Dolce Vita” që ndodhet afër urës kryesore mbi lumin Ibër, në veri të Mitrovicës, por nuk ka të lënduem në njerëz.

Burime të Kosovapress bajnë të ditun se zjarri ka shpërthye rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa damet materiale janë të konsiderueshme.

Deri tash nuk dihet motivi as autori i kësaj ngjarje, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje dhe asht tue zhvillue hetimet.

Simbas këtyne burimeve, dyshohet se incidenti ndërlidhet me qëndrimin e djeshëm të ministres për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, së bashku me kryetarin e jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, në po atë kafeteri.

KosovaPress ka provue të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri, por nji gja e tillë ka qenë e pamundun.