Djegen 2 banesa n’Shkup, ka edhe të lenduem!

Mëngjesi ka zbulue edhe dy banesa të djeguna tanësisht në Shkup, në rrugën ”Ruzveltova” në qendër të Shkupit.

Përveç djegies së dy banesave, edhe nji banese tjetër asht damtue, por jo nga zjarri.

Në të ka pasë ujë që ka damtue dukshëm orenditë dhe muret.

Pronarja e njërëz nga banesat e djeguna në Shkup thotë se ka nuhat erë të randë të tymit që ka ardh nga banesa nji kat ma poshtë.
Për pak, zjarri ka mbërri edhe në banesën e saj.

Pronarja pastaj asht hospitalizue dhe i asht ofrue oksigjen.

Ma pas ajo asht lëshue për mjekim në shtëpi.

Arsyet e zjarrit nuk dihen.

Sigurimi i Prokurorisë Speciale Publike e ka vërejt i pari zjarrin dhe ka njoftue brigadën e zjarrfikësve.