Djegen dy kerre në Prishtinë, motivet s’dihen!

Rreth orës 05:40 minuta në rrugën “Ahmet Krasniqi”, të lagjës Arbëria në Prishtinë kanë marrë flakën dy kerre.

Indeksonline mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe më pas ekipet e zjarrëfikësve.

Ndërkohë që ende nuk dihen motivet e këtij rasti.