Djegia e autobusit në Krujë, vdes edhe Sekretarja e Kishës Ortodokse

Një tjetër lajm i hidhun vjen nga Greqia.

Mbas ndanjes nga jeta të dy zojave besimtare ortodokse që merrnin mjekim në Athinë, nji tjetër grue nuk ka mujt me i rezistye plagëve të marra nga djegia në autobusin me besimtarë që u ba shkrumbë md 27 Maj në Krujë.

Lina Hajdini, sekretare-llogaritëse në Kishën e Shën Theodhorit në Vlorë, që organizonte edhe udhëtimin,asht nda nga jeta, tue e çue kështu në 4 numrin e viktimave nga ky incident tragjik.

Lajmin e ka ba të ditun vetë Kisha në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

“Me hidhërim të madh, ju njoftojmë se edhe Zj.Lina Hajdini, sekretar-llogaritare e kishës sonë e humbi betejën tre-javore me plagët e marra nga zjarri i rënë në autobusin me të cilin udhëtonin te premten e 27 Majit. Ajo ndërroi jetë sot në spital. Perëndia ta prehë me të drejtët dhe familjarëve të saj tu lehtësojë dhimbjen. I përjetshëm kujtimi i saj!”.