Djemtë e Isa Mustafës servisojnë kerrin e Ministrit Lutfi Zharku pa tender!

Ministri i infrastrukturës Lutfi Zharku, doket se nuk ka besim në askend më shumë se sa në djemtë e kryeministrit, Isa Mustafa, për me servisue kerrin e tij.

Madje këtë me të njajtin tender që servisuen kerret e babes të tyne. Gazeta Fjala mëson se vitin e kaluem, kompania e Besnik e Arben Mustafës, “MAKCAR L.L.C.” ka riparue kerrin BMW X5 me targa “3Z-003-08”, e kontraktueme nga zyra e kryeministrit Mustafa.

Auditori i Përgjithshëm ka gjetë se edhe kontrata për servisimi në vlerën 5 mijë e 281 euroshe, për këtë kerr e bashkëngjitun në urdhën pagese ishte e panënshkrueme ndërmjet palëve dhe i kishte kalue afati i zbatimit.

Se ky kerr asht në shfrytëzim nga ministri Lutfi Zharku, e ka konfirmue për Gazetën Fjala, Mustafë Gara, Sekretar i përgjithshëm në Ministri të Infrastrukturës.

Servisimin e kerreve të institucioneve shtetnore, djemtë e kryeministrit e kanë vazhdue edhe këtë vit.

Së fundi ata kanë fitue tenderin për servisim të automjeteve të Agjencisë Kosovarë të Inteligjencës.