Djuric tane ditën ilegalisht në Kosovë, policia merr urdhën për arrestim në mbramje!

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka marrë vendim për me ia ndalue për një kohë të pacaktueme hymjen në Kosovë Marko Djuric, drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Selimi ka konfirmue përmes telefonit për Top Channel se, këtë vendim e ka marrë mbasi zyrtari serb asht fut të Premten në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale, sepse nuk i kane dhanë leja autoritetet e Prishtinës.

Selimi tha se Djuric ka kërkue leje për hymje në Kosovë veç disa orë para planifikimit të vizitës, që bjen në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, e cila specifikon se serbët duhet me kërkue leje në Prishtinë, ma s’paku 24 orë para vizitës.

Selimi tha se mbas këtij vendimi, u mbetet autoriteteve të sigurise me veprue, ndërkohë Top Channel ka mësue se policia ka marrë urdhën për arrestimin e Djuric’it nëse ai gjendet mbrenda territorit të Kosovës.

 

djuric1,jpg