Djukanovic: S’ban me lejue që Demarkacioni m’i prishë marrëdhaniet e mira Mali i Zi-Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, thotë se vendi i tij nuk ka nevojë për nji metër të vetme të territorit të Kosovës dhe as nuk pret që Kosova të heqë dorë nga të drejtat e saj në favor të Malit të Zi.

Djukanovic në emisionin “Jeta në Kosovë” tha se, Kosova dhe Mali i Zi kishin formue marrëdhanie të mira me kalimin e kohës, dhe se as tash ata nuk duhet me i vnue në dyshim këto marrëdhanie.

“Ne vetëm duem ta bajmë të qartë se kur debate të caktueme politike të ndodhin në secilin komunitet, në këtë rast në komunitetin e Kosovës, na e kuptojmë nevojën për të zhvillue nji debat të gjallë politik. Na duhet të sigurohemi që ky dialog nuk ka me i prishë marrëdhaniet e Kosovës me fqijët e saj. Kjo asht shumë e randësishme”, tha Djukanovic.