Djukanovic, ‘selam’ Serbisë e Rusisë: Kemi me i zbulue puçistët, po ju vjen fundi

Hetimi që asht ba në Serbi konfirmoi gjithçka që, DPS ka thanë gjatë tanë fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve, tha kryeministri malazez Milo Djukanovic.

“Nuk ka dyshim, se nji pjesë e hetimit që ishte krye në territorin e Serbisë konfirmoi gjithçka që kemi bisedue gjatë fushatës zgjedhore, dhe në prag të saj, kjo nuk me jep zgjidhje tjetër. Kjo don me thanë se na kemi nji përfshimje të fortë të faktorëve të jashtëm, kur asht fjala për procesin e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi”, tha Djukanovic.

Po ashtu ai tha, se asht konfirmue se subjekte të caktueme gjatë fushatës kanë përdorë mjete të paligjshme, pare të paligjshme dhe metodat që janë përtej tana rregulloreve dhe sistemit juridik të vendit, transmeton lajmi.net.

Simbas Djukanovicit, asht e vërtetë se deri tash nuk ka asnji dëshmi të qartë për përfshimje të strukturave politike, por çdo gja ka me u qartësue edhe pse ka me marrë pak kohë.

“Nuk banë me u ngutë. Ky proces nuk merr fund për nji ditë, dy ose tri”, tha Djukanovic.

Nuk keni nevojë të përhapim panik, tha ai, por “në çdo kohë dhe çdo meridian ka pasë njerëz, të cilët janë përpjekë me prishë ndjenjën e sigurisë juridike të qytetarëve. Shpesh kjo asht ba nga kriminelët dhe mafia, dhe nganjiherë kjo asht ba me objektivat politike. Natyrisht, na kemi me u sigurue që, ata të cilët janë tue u përpjekë me e prishë sigurinë tonë ligjore të marrin denimin e merituem.

“Ata akademikë vranë Djindjicin, por i ka shërbye dikujt. E pra, tash kemi ardhë në atë që ata i kanë shërbye dikujt, dhe kemi me pa se kujt ata ende po i shërbejnë dhe cilët janë ende tue bashkëpunue si sekret, publiku ka me kuptue se cilat marrëveshjet u banë në Beograd, e cilat në Moskë ose në ndonji adresë tjetër që nuk keni ndonji sinjal të qartë. Kemi me ba gjithçka që me zbulue”, tha ai.