Djuric: Dialogu asht i nevojshëm

I ashtuquejtuni drejtori i zyrës për Kosovë, Marko Djuric, ka thanë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë asht i nevojshëm mbasi duhet të përmirësohet klima dhe të rikthehet besimi.

Simbas tij, kjo asht e vetmja mënyrë për me qenë në këtë proces dhe që mund të llogaritet me rezultate konkrete, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, ai ka diskutue edhe rolin e OKB’s në Kosove dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, tue pretendue se Serbia dëshiron marrëdhanie të mira për krejt.

Djuric ka thanë, se Beogradi dëshiron stabilitet në marrëdhaniet serbe-shqiptare, sepse kjo asht e vetmja garanci e mbijeteses afatgjate të popullit serb në Kosovë.

Simbas tij, qeveria e Kosovës kohën e fundit ka marrë nji qëndrim të ashpër ndaj Beogradit dhe interesave kryesore të popullit serb, e këto simbas tij, nuk ka me kontribue në dialog, as në përmirësimin e klimës sociale në Kosovë.