Djuric e Maric: Mustafa e ka detyrim me formue Asociacionin

Drejtori i të ashtuquejtunës Zyrë për Kosovën, Marko Djuric dhe njani nga ministrat serb në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Maric thanë se presin që Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka me u formue sa ma shpejtë, mbasi ky asht detyrim që ka Prishtina zyrtare nga marrëveshja e Brukselit.

Maric ju tha gazetarëve në Mitrovicë, se Qeveria e Kosovës duhet me zbatue pjesën e marrëveshjes që doli nga Brukseli e që asht relevante për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (ASK).

Mirëpo, Maric theksoi se për këtë ka reague kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka deklarue se nuk ka me pasë Dekret për themelimin e ASK dhe hartimi i statutit nuk ka me fillue, ndërsa serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.

Kështu, vendimi i Qeverisë së Kosovës duhet me u implementue si pjesë e marrëveshjes në lidhje me ASK, ka thanë Maric.

Djuric tue mos dashtë m’i kushtue vëmendje të veçantë deklaratës së kryeministrit të Kosovës, ka thanë se Qeveria e këtij vendi duhet m’i zgjedh problemet e mbrendshme politike me partnerët e koalicionit dhe duhet me u formue ASK’ja.