Djuric i shqetsuem me deklaratat e Prishtinës për Asociacionin, kërkon reagim nga Brukseli

djuric

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuricv, ka thanë sot se Brukseli duhet me reague ndaj, siç asht shprehë, përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për me shtye formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe.

Ai, këto komente i ka ba mbas nji letre të Qeverisë së Kosovës drejtue Brukselit, ku thuhet se formimi i Aociacionit nuk ka me nisë pa u zbatue tana marrëveshjet e arrituna deri tash me Serbinë.

Lidhun me këtë, Djuric në nji prononcim për mediat serbe, ka thanë se, Brukseli duhetme reague, mbas këtyne reagimeve nga qeveria kosovare.

“Mbas deklarimeve të fundit, të cilat i kemi ngue nga përfaqësuesit e Prishtinës, mendoj se asht e domosdoshme që me reague, para së gjithash, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, saktësisht BE. Ky reaksion asht i domosdoshëm për me ruejtë kredibilitetin e procesit të dialogut”, ka thanë Djuric.