Djuric i thotë Mustafës se Trepça asht e Serbisë!

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Djuric ka thanë sot se Trepça asht pronë e Serbisë dhe Beogradi nuk do të lejojë askand të luejë me pasuninë serbe.

“E pyes Mustafën se si e ka mendue që t’i tërheq mineralet nën Serbinë qendrore nga gropa e Trepçës, atje punojnë mija minatorë serbë nga veriu i Kosovës”, citohet të ketë thanë Djuric.

Ai tha se u janë ofru dy vende përfaqësuesëve serbë në Kosovë në Komisionin për hartimin e ligjit për Trepçën, ndonëse ata nuk do të kenë të drejtën e vetos dhe të drejtën për të ndalu atë vendim, edhe pse asht krejtësisht e qartë se Serbia dhe institucionet serbe janë pronarët e Trepçës.