Djuric injoron MPJ’n, pretendon me shkue sot në Pejë!

Marko Djuric i sigurt se do të jetë në Pejë sot, megjithë ndalesën e institucioneve të Kosovës.

Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka paralajmërue se do të jetë të Shtunën në Pejë, edhe pse Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës refuzoi kerkesën e tij për vizitë.

Të Mërkurën, Policia e Kosovës në Graçanicë e ka ndalue automjetin në të cilin gjendej Djuric dhe kishte kërkue nga ai me lëshue Kosovën.

Kërkesa e policisë kishte nxit nji numër qytetarësh serbë që të mblidheshin në qendër të kësaj komune.

Të Premten, nji ditë mbas incidentit,MPJ njoftoi se ka ndalue Djuric’in me vizitue Kosovën, me arsyetimin se ai ishte përpjek me devijue agjendën në Komunën e Gracanicës dhe se ka “pengue Policinë e Kosovës në kryemjen dhe zbatimin e detyrave të saj”.

Por, Gjuriq i ka thanë mediave serbe se të Shtunën ka me shkue në Patriarkanën e Pejës, tue shërfill kështu vendimin e shtetit të Kosovës.

“Ka me shkue në Patriarkanën e Pejës, por jo për shkak se ata janë përpjek të ma ndalojnë por për shkak se unë jam përgjegjës për serbët në Kosovë”, ka thanë Djuric.