Djuric, konferencë të jashtëzakonshme, shkaku i Trepçës

Media serbe “Telegraf.rs” kallxon se sot Marko Djuric ka me mbajtë nji konferencë të jashtëzakonshme, e kjo shkaku i miratimit të Ligjit për Trepçën mbramë nga Kuvendi i Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Me 79 vota për, 14 abstenim dhe asnji votë kundër, Ligji për Trepçën mbramë asht miratue nga Kuvendi i Kosovës.

Menjiherë mbas miratimit të projektligjit në leximin e parë, deputetët e Listës Serbe u larguen nga salla e Kuvendit.

Mirëpo, Shefi i Zyrës së Kosovës në Serbi, Marko Djuric ka njoftue se sot ka me mbajtë nji konferencë të jashtëzakonshme për rastin e “Trepçës”./GazetaExpress/