Djuric: Letërnjoftimet serbe vlejnë në Kosovë. Bllokada, qe kur merr fund!

djuric

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka thanë sot herët në mëngjes se mbas ma shumë se 18 orë bisedimesh me përfaqësuesit e Prishtinës në Bruksel, asht arritë marrëveshje për kartat e identitetit, levizjen e kamionëve, vizitat zyrtare të serbëve në Kosovë si dhe zgjedhjet.
Tue theksu se janë arritë marrëveshje të randësishme për popullin serb në Kosovë në katër fusha themelore, Gjuric ka thanë për Tanjug se “letërnjoftimet e leshueme nga Qeveria serbe lirisht mund të përdoren në Kosovë si dhe bisedimet për këtë çashtje do të vazhdojnë edhe në t’ardhmen”.

Zyrtari serb poashtu ka deklaru se asht arritë ujdi edhe për transportin e mallnave të rrezikshme dhe simbas tij, bllokada e kamionëve ka me vlejtë deri më 25 Prill.