Djuric mbështet bojkotimin e Listës Serbe ndaj institucioneve të Kosovës

Drejtori i të ashtuquejtunës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, në nji takim që ka zhvillue sot me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës ka thanë se përfaqësuesit e serbëve në këtë moment, tue ngri pjesëmarrjen në punën e Qeverisë dhe të Parlamentit kanë marrë të vetmin vendim të mundshëm.

Tanjug shkruen se gjatë këtij takimi janë shqyrtue nji varg masash të përgjigjes së bashkërenduar të Qeverisë së Serbisë dhe të serbëve të Kosovës.

“Përpjekja për konfiskimin e Trepçës nuk ka me ndodh. Asht arritë pëlqimi se vetëm me akcion të përbashkët mirë të organizuem të Republikës së Serbisë dhe të përfaqësuesve të serbëve në institucionet e përkohshme të administrimit në Prishtinë në këtë situatë mund të mbrohen interesat serbe shtetënore e kombëtare”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm zavendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanovic, ministrat Lubomir Maric dhe Dalibor Jevtic, kryetarët e Shtërpcës dhe Graçanicës, Bratislav Nikolic dhe Vladeta Kostic, dhe drejtori i Trepçës në pjesën veriore, Jovan Dimkic.

Në këtë takim nuk ka marrë pjesë shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simic.