Djuric midis Drenicës!

Marko Djuric, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka vizitue komunën e Skenderajt të Mërkurën. Ai në fshatin Bajë, i banuem 95 për qind me serbë e ku asht instalue Komuna paralele e Skenderajt, Serbica, i ka inkurajue serbët e këtyne dy fshatnave të Drenicës, Bajë e Syriganë, por edhe serbët e Cerkolezit të Istogut, që me u mbajtë fort, sepse “Serbia ka me u përkujdesë për ta dhe asnjiherë nuk ka me i lanë vetëm”.

Delegacionin serb e ka sigurue Policia e Kosovës.

Simbas Djuricit, Serbia ka me vazhdue me i mbështetë serbët e kësaj pjese, siç tha ai, të Serbisë, të cilët Djuric tha se jetojnë krejtësisht të rrethuem nga shqiptarët.

“Mbështetja që merrni nga Serbia ka me vazhdue, shteti juej ka me qenë këtu në secilin rast të mundshëm për të cilin mundemi me luftue. Lufta për çdo centimetër të ndikimit dhe të drejtat e serbëve në Kosovë e Metohi direkt dhe indirekt ka me vazhdue”, ka thanë Djuric, fjalët e të cilit i transmetojnë mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.