Djuric në Drenicë, qe kush e percjellë!

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka me vizitue sot Drenicën ku edhe ka me ndalue në Manastirin e Deviçit në Llaushë të Skenderajt.

Indeksonline mëson se Ministria e Punëve të Jashtme ja ka lejue atij qendrimin për dy ditë në Kosovë, respektivisht nga 12 dhe 13 Korriku.

Djuric i cili ka me vizitue fshatin Bajë të Skenderaj, ku asht e instalueme komuna paralele e Skenderajt, do të ketë edhe përcjelljen e forcave të sigurisë.

Zadhanësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmue për “Indeksonline” se policia do të përkujdeset për sigurinë e delegacionit nga Serbia.

“Çdo delegacioni apo personalitet të cilit i lejohet hymja në Republikën e Kosovës nga institucionet vendore Policia e Kosovës, mvarësisht prej nivelit të delegacionit apo personalitetit, ban përcjelljen e tyne konform vizitës dhe lejes së dhanë nga Ministria e kompetente e RKS’s”, ka thanë ai.