Djuric: Në Ferizaj po bahet spastrim etnik

Vendimin që fshatit ‘Babush i serbëve’ me ju ndryshue emni veç në Babush, nga ana e asamblistëve të komunës së Ferizajt, Drejtori i zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Marko Djuric e ka quejtë tentim për me i fshi gjurmët e egzistimit të serbëve në Kosovë.

“Autoritetet lokale në Ferizaj me këtë veprim po bajnë pastrim etnik”, tha Djuric për mediat serbe.

Ai tha se, asamblistëve të Ferizajt nuk u pengon vetëm prania e serbëve, por edhe historia serbe, andaj kjo nuk asht asgja tjetër vetëm manifestim politik shovinist dhe urrejtje e hapun.