Djuric: Nuk pranuem që me u krijue nji “enklavë e telekomunikacionit” për serbët

Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi nuk arritën me ra dakord për zbatimin e Marrëveshjes për Telekomunikacionin, ka thanë i Drejtori i të ashtuquejtunës Zyrë për Kosovë, Marko Djuric.

Djuric ka thanë, se Beogradi nuk ka pranue të krijohet nji “enklavë e telekomunikacionit” për serbët.

Ai para gazetarëve në Bruksel tha, se delegacioni i Beogradit nuk ka pranue që “pasunitë serbe” të paraqiten si pronë e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

“Na nuk kemi ra dakord që të krijojmë nji enklavë telekomunikacioni për serbët”, ka thanë ai.

Ai theksoi se me Beogradin mund të vazhdojnë bisedimet, por jo me gjuhë të shantazhueme.

“Na mbetemi të gatshëm për bisedime kurdo që BE’ja të caktoj takim”, përfundoi Djuric.

Bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës për marrëveshjen për telekomunikacion filluen të Hanën.